Kategoria e Parë/ Bylisi drejt Superiores, Lushnja fut në krizë Burrelin

Kategoria e Parë ka luajtur ndeshjet e para të javës së 14-të, me tetë skuadra që zbritën në fushën e lojës. Bylisi kryesues mundi me rezultatin 3-1 Luzin, me ballshiotët që vazhdojnë kështu marshimin...
Kategoria e Parë/ Bylisi drejt Superiores, Lushnja fut në krizë Burrelin
Foto: Kategoria e Parë/ Bylisi drejt Superiores, Lushnja fut në krizë Burrelin

Kategoria e Parë ka luajtur ndeshjet e para të javës së 14-të, me tetë skuadra që zbritën në fushën e lojës.

Bylisi kryesues mundi me rezultatin 3-1 Luzin, me ballshiotët që vazhdojnë kështu marshimin e qetë drejt Superiores.

Në sfidat e tjera, Kastrioti fitoi 3-1 ndaj Tomorit, duke e “zhytur” në krizë totale këtë të fundit.

Lushnja fitoi e qetë përballë Burrelit në shtëpi me rezultatin 2-0. Matjanët ndodhen në krizë të thellë teksa nuk njohin fitore në 6 ndeshjet e fundit.

Nga ana tjetër Korabi mundi minimalisht Besën në transfertë.

REZULTATET

KASTRIOTI 3-1 TOMORI

BYLIS 3-1 LUZI 2008

LUSHNJA 2-0 BURRELI

BESA 0-1 KORABI (në Luz)