Kategoria e Parë/ Bylis marshon drejt Superiores, Flamurtari rikthehet te fitorja

Kategoria e Parë/ Bylis marshon drejt Superiores, Flamurtari rikthehet te fitorja

Bylis ecën me ritëm të shpejtë drejt Supreiores teksa ballshiotët fituan në “Adush Muça” përballë Apolonisë me shifrat 3-1.

Golat për mallakastriotët u shënuan nga Camara, Kastrati dhe Papa ndërsa për miqtë shënoi Omeri, një gol i minutave të fundit dhe që shërbeu sa për statistikë.

 
Pas kësaj fitoreje, Bylis ruan kreun e Kategorisë së Parë me 48 pikë ndërsa Apolonia mbetet me 30 pikë në vendin e pestë.

Po me rezultatin 3-1, fitoi edhe Elbasani përballë Tomorit.

Verdheblutë e zgjidhën ndeshjen që në pjesën e parë falë golave të Telushit dhe Lleshit, ndërsa Melo shënoi në pjesën e dytë. Për vendasit golin e vetëm e realizoi De Oliveira në minutën e 72. 
Elbasani mban kështu vendin e dytë me 46 pikë ndërsa Tomori mbetet në vendin e 11 me 14 pikë.

Në ndeshjet tjera, ka rigjetur fitoren Flamurtari i cili mposhti me rezultatin 4-2 Burrelin në një sfidë shumë interesante e cila në fakt u vu në diskutim në minutat e fundit nga golat e miqve.

Ndërkohë, një gol i Albi Xhebrahimit në fundin e ndeshjes i dha fitoren 2-1 Vorës përballë Korabit, për të ruajtur pikërisht vendin e tretë në ndjekje të dy kryesuesve.

REZULTATET

BYLIS 3-1 APOLONIA

FLAMURTARI 4-2 BURRELI

KORABI 1-2 VORA

TOMORI 1-3 ELBASANI