Kapet me 3 çanta marijuanë, arrestohet 37-vjeçari shqiptar në Selanik

Një shqiptar është arrestuar sot në Selanik të Greqisë, pasi u kap me 52 kg marijuanë. 37-vjeçari, u kap teksa transportonte me mjetin e tij 3 çanta që përmbanin 49 pako me 52 kg 34 gram marijuanë. 

Po ashtu mësohet se droga kishte ardhur në linjën Shqipëri-Maqedoni-Greqi.

U sekuestruan edhe 3000 euro dhe 2 celulare.