Kapen me marijuanë dhe kokainë në banesë, arrestohen dy shqiptarët në Kretë

Kapen me marijuanë dhe kokainë në banesë, arrestohen dy shqiptarët në Kretë

Policia në Greqi ka arrestuar dy shtetas shqiptarë pasi akuzohen për shit-blerje narkotikësh. Dy shqiptarët kishin marrë me qira një apartament në Irakleo të Kretës, të cilin e shfrytëzonin për të magazinuar drogën.

Gjatë kontrolleve nga policia u janë gjetur 3 kg 171 gram marijuanë, 104 gram kokainë, 9330 euro, dy peshore dhe 1 motor qe shërbente për shpërndarjen e drogës.

 
Dy të rinjtë janë shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.