Kapen 108-të kg marijuanë në kufirin shqiptaro-grek, shpallet në kërkim 20-të vjeçari

Një ngarkesë prej 108 kilogram marijuana është kapur në kufirin greko- shqiptar, saktësisht mes Kakavijës dhe zonës së Kallpaqit në Greqi.

Ngarkesa u gjet brenda një automjeti të braktisur i cili po ndiqej nga policia por ishte një 20-të vjeçar i cili la makinën dhe tani është shpallur në kërkim.

Nga hetimet rezultoi se ngarkesa ishte marrë nga shtëpia e një 52 vjeçari në Konicë, afër kufirit me Greqinë dhe nga kontrollet u gjetën në atë banesë rreth 38 kilogram marijuanë.

Ndërkohë burime bëjnë me dije se dyshohet që droga është marrë 4 ditë më parë, më 20 janar në kufirin e gjelbër shqiptaro-grek nga një grup kriminal i cili merret me trafikun e drogës Shqipëri- Greqi.