“Kanë ardhur hetuesit belg dhe Basha është fshehur”/ Berisha deklarata të forta: Rama e mban peng me dosjen e “Toyota Yaris”

Ish kryeministri Sali Berisha nga Foltorja në Burrel u shpreh se Edi Rama po mban peng Lulzim Bashën me dosjen e Toyota Yaris. Ai i është përgjigjur akuzave të Bashës se po e sulmon me fjalët e Ramës....
“Kanë ardhur hetuesit belg dhe Basha është fshehur”/ Berisha deklarata të forta: Rama e mban peng me dosjen e “Toyota Yaris”
Foto: “Kanë ardhur hetuesit belg dhe Basha është fshehur”/ Berisha deklarata të forta: Rama e mban peng me dosjen e “Toyota Yaris”

Ish kryeministri Sali Berisha nga Foltorja në Burrel u shpreh se Edi Rama po mban peng Lulzim Bashën me dosjen e Toyota Yaris. Ai i është përgjigjur akuzave të Bashës se po e sulmon me fjalët e Ramës. Berisha ka treguar edhe detaje nga përfshirja e Bashës në afera me socialistët.

“Tre katër ditë më parë u ankua se po e sulmoj me fjalët e Edi Ramës. Peng Basha, nëse Edi Rama apo cilido thotë një gjë që qëndron Sali Berisha nuk e mohon kurrë. Është e vërtetë që Edi Rama ta ka përmendur ty Toyota Yaris në Parlament, por është e vërtetë që ai e mban peng me Toyota Yaris. Ndaj peng Basha dil e sqarpo aferën me Toyota Yaris, ndave apo jo afera me Taulant Ballën. Na ngrihet një ditë të martë në Kuvend dhe thotë se të shtunë do vijnë Toyotat me euro. Ku e dinte ai? Toyotat erdhën dhe nuk u kthyen.

I thash unë pse nuk u kthyen eurot, ai tha ndiqeshin me GPS. Çudi i them. Tani eurot nuk u kthyen mbrapsht, ndonëse kishin tre ditë të ktheheshin. Erdhi në Durrës. Kanë ardhur hetuesit belg dhe Basha është fshehur. Basha po të mban peng me këtë dosje. Tre muaj më parë e marr në tel dhe i them që tre gjyqtarët e Gjykaytës së Lartë i mban peng Edi Rama. Më tha mos u ndje një herë se po merrem unë. Edhe unë natyrisht bëra gati statusin ta denoncoja. Prita një javë nuk tha asnjë fjalë dhe u bashkua me Ramën. Basha jep dorëheqjen që nesër dhe mos tento të dëmtosh pluralizmin. Përgjegjësia do jetë e jashtëzakonshme për ty dhe Ramën”, tha Berisha.