Në korridoret e PD qendër, por edhe kafeneve të kavajës po qarkullojnë thashatheme se pas Dules kanë kërkuar bashki në këmbim të aleancës së 14 majit. Kështuqë Agron Duka, Nard Ndoka dhe Shpëtim Idrizi kanë kushtet e tyre.
Gojët e liga thonë që Duka ka rikërkuar Durrësin ose Shijakun +1 tjetër për Kryetar Bashkie (dhe Ismail Kilën në listë të sigurtë për Këshillin Bashkiak Kavajë), Ndoka Lezhën dhe Tahiri është në në “luftë” në jug për bashkinë e Konispolit ndërsa në zonën tonë është dyeli Rrogozhinë apo Kavajë. Fillesat kanë qenë në Rrogozhina, mirëpo kandidati i Primareve Shkëlqim Hoxha ka relata të mira me Shpëtimin Idrizin: “Lufta” ose “topi” është pasuar e transferuar në Kavajë për shkak se siç ndodhi dikur me një ish komponent të PD Kavajë që kandidoi tek Çamët; poashtu thashathemet në inboxin tonë thonë që një grup i zhgënjyer nga Primaret me mbështetje nga baza dhe qendra është duke lobuar fort që përballë PS në zgjedhje të jetë si alternativë fituese më 14 Maj. Fakt që t’i shton dyshimet është Gaz Bardhi, tërhoqi nga kandidimi Bardhin tjetër duke e lënë të zonë të lirë Kavajën, por edhe nxitja e kandidatit të pavarur nga e majta që të “gërryej” Rilindjen duket se shancet kandidatit PD-Kavajë të dalë nga primaret janë 55/50%.
Në bazë të zërave të korridorëve, heshtja e kandidatit të Primareve për të filluar vrullshëm fushatën për 14 Majin japin indicie se kandidati i Shpëtim Idrizit është “Asi” nën mëngë për zhivillimet e mëtejshme që mund të ndryshojnë pritshmëritë e Rilindjes kur ndikuan në rezultatin e Primareve duke u suprizuar me një kandidat të fuqishëm të aspektin ekonomik por edhe atë të “budallëkut” kokëfortë.
Një pyetje naive: Cili mund të jetë kandidati i PDIU-së në emër të koalicionit?
Gjithësesi, ne i dimë ca gjëra, por më mirë le të presim si do të rrjedhin ngjarjet…