Kandidat për Bashkinë e Tiranës? Ja si përgjigjet Veliaj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj konfirmoi sot se do të kandidojë sërish vitin e ardhshëm për një mandat të tretë në krye të këtij institucioni.

Deklaratën ai e bëri gjatë rubrikës “Opinion” në News 24.

U zgjodhët kryetar i PS për Tiranën, do rikandidoni për një mandate të tretë në postin e kryebashkiakut të Tiranës?

Meqë nuk ke shumë kohë dhe përgjigjen e do shkurt, përgjigjja është “Po”.