Kancelarja Merkel mbërrin në Tiranë, niset drejt Pallatit të Brigadave, ku pritet nga kryeministri Rama

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka mbërritur sot në Rinas.

Mësohet se zyrtarja e lartë gjermane u prit nga ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka dhe ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf.

Policia ka bërë me dije një ditë më parë se do të jenë të bllokuara disa segmente rrugore, për motive sigurie nga ora 09:00-13:00. 

Do të ketë bllokime dhe devijime të lëvizjes së automjeteve, konkretisht në Rinas-Unaza e Re, Sauk, Rruga e Elbasanit deri tek Pallati i Brigadave.

Merkel do të mbledhë krerët e qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku në plan të parë do të jenë çështjet e bashkëpunimit rajonal.

Gjithashtu janë planifikuar bisedime kokë më kokë me krerët e qeverive të Kosovës, Bosnje dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. Vizita e Merkel vjen në kuadër të procesit të Berlinit.