Kancelarja gjermane, Angela Merkel vjen sot në Tiranë, zbardhet axhenda

Në kuadër të vizitës së saj, ku do të takohet edhe me liderët e Ballkanit, Kancelarja Merkel do të nisë turin e kësaj vizite në orën 10:20. I pari me të cilin do të takohet kancelarja do të jetë kryem...
Kancelarja gjermane, Angela Merkel vjen sot në Tiranë, zbardhet axhenda
Foto: Kancelarja gjermane, Angela Merkel vjen sot në Tiranë, zbardhet axhenda

Në kuadër të vizitës së saj, ku do të takohet edhe me liderët e Ballkanit, Kancelarja Merkel do të nisë turin e kësaj vizite në orën 10:20.

I pari me të cilin do të takohet kancelarja do të jetë kryeministri Edi Rama, ndërsa pritja do të nisë në Pallatin e Brigadave dhe do të përmbyllet me një konferenca të përbashkët mes Ramës dhe Merkel.

Kancelarja ka zgjedhur pikërisht vendin tonë për të takuar liderët e Ballkanit Perëndimor në kuadër të ‘Procesit të Berlinit’. Mësohet se ky takim në Tiranë është edhe një tentativë e fundit që Merkel t’i japë një shtytje partisë së saj, Unionit Kristian-Demokratik (CDU), në zgjedhjet që pritet të mbahen më 26 shtator. Kjo është hera e dytë që Merkel vjen në Tiranë.

Programi i vizitës së Kacelares së Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel

10.20 – Ceremonia e mikpritjes në Pallatin e Brigadave
Sinjali me frekuenca satelitore + Livestream në Facebook dhe Youtube

10.30 – Takim Tête-à-tête mes Kryeministrit Edi Rama dhe Kancelares Angela Merkel në Pallatin e Brigadave
Plane dhe Foto me link wetransfere

11.00 – Takim bilateral mes dy delegacioneve në Pallatin e Brigadave
Plane dhe Foto me link wetransfere

11.50 – Mbërritja e Kryeministrit dhe krerëve të qeverive të Ballkanit në Tirana Business Park.

Sinjali me frekuenca satelitore + Livestream në Facebook dhe Youtube

11.55 – Mbërritja e Kancelares Merkel në Tirana Business Park
Sinjali me frekuenca satelitore + Livestream në Facebook dhe Youtube

12.00 – Foto Familjare me krerët e delegacioneve në Tirana Business Park.
Sinjali me frekuenca satelitore + Livestream në Facebook dhe Youtube

14.35 – Konferencë për shtyp mes Kryeministrit Rama dhe Kancelares Merkel në Tirana Business Park

BLLOKIMI I RRUGEVE
Policia e Shtetit njofton dje masat e marra për ditën e sotme, gjatë vizitës së Kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel, në Tiranë.

Policia bëri me dije se do të ketë bllokime dhe devijime të lëvizjes së automjeteve në Rinas-Unaza e Re, Sauk, Rruga e Elbasanit deri tek Pallati i Brigadave, sot nga ora 09:00 deri në orën 13:00.

Uniformat blu iu bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve që të shmangin lëvizjen në këto segmente rrugore, me qëllim moskrijimin e mbingarkesës në trafik.