Kancelari austriak Sebastian Kurz njofton dorëheqjen

Kancelari austriak Sebastian Kurz vetem 35 vjeç në detyre, ka njoftuar dorëheqjen pak me pare.

Keto dite ai ka qen ne qender te sulmeve pas akuzave për korrupsion të ngritura ndaj tij.

Ai u shpreh se kjo është një përpjekje e tij për të shuar krizën qeveritare që ka kapur
Austrinë, pasi Prokuroria njoftoi se ndaj kancelarit është hapur një hetim, pasi ai akuzohet se ka paguar shuma të mëdha te një gazetë për të propaganduar mbi figurën e tij.

35 vjeçari tha se ka propozuar që Ministri i Jashtëm Alexander Schallenberg të jetë zëvendësuesi i tij, ndërsa vetë Kurz planifikon të bëhet kreu i grupit parlamentar të Partisë Popullore Austriake.