Rekordi i 13 viteve të fundit u thye disa ditë më parë në maternitetin Ontario. Foshnja e porsalindur peshonte sa dyfishi i mesatares. Djali i vogël i familjes Sonny është i gjatë 55 cm dhe peshon 8 kg.
Gjinekologu i familjes, Dr. Asa Ahimbisibwe, u tha gazetarëve se ata prisnin që Sonny të lindte i madh, “por jo aq i madh. Kur e vendosëm në peshore ishim të sigurt”, tha doktori, duke shtuar se kur e panë peshën e tij, mjekët dhe mamitë filluan të brohoritnin.
Sipas mjekëve një i porsalindur peshon mesatarisht 3.5 kg. Para lindjes së foshnjes Sonny, libri i Rekordeve Guinness kishte regjistruar foshnjen më të rëndë në histori, me peshë 11 kg, por që jetoi vetëm 11 orë pas lindjes.