Kampionati Shqiptar, një ndeshje pa pagesë sot në RTSH

Në valët e Radio Televizionit Shqiptar do të transmetohet ndeshja e Kategorisë Parë, Korabi-Kastrioti.

Ashtu siçe ka bërë ‘zakon’ çdo javë Televizioni Publik ka zgjedhur ndeshjen e Peshkopisë  për ta ‘sjelle’ në shtëpitë tuaja.

Sfida mes tyre është shumë e fortë pasi Krutanët janë në vendin e parë ndërsa me dy pikë më shumë se Dibranët.

Kjo ndeshje do të luhet në orën 13:00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në valët e TVSH-së./apel.media