“Kampionati nuk ka cilësi”/ Duro: Jo rastësisht Kukësi nuk ka shënuar

Trajneri Shpëtim Duro ka theksuar se kampionati shqipëtar ka humbur në cilësi. Ish-trajneri i Kukësit thekson se me largimet e Gavazaj, Rrocës, Abazaj e Shkurtaj, nuk është çudi që Kukësi ende nuk ka shënuar në këto tre javë kampionat. E njëjta gjë shprehet Duro në Sport News Plus, ka ndodhur edhe me Tiranën.

KATEGORIA SUPERIORE – “Është shumë shpejt, pikët ikin gjithsesi. Vllaznia e ka filluar shumë mirë. Kemi vite që nuk e shikojmë në këto pozita. Totalisht sukses i merituar. Ka fituar 2 ndeshje brenda dhe në Korçë. Për skuadrat e tjera ka shumë oshilacione.

Ka skuadra që pritet shumë. Tirana është në një situatë të vështirë, iku nga Kupa është e përqendruar vetëm te kampionati. Tirana është në një situatë të rrezikshme. Shikoj një kampionat që nuk ka diferenca. Skuadrat debutuese me ato pretendente nuk kanë diferenca. Kampionati e ka humbur cilësinë, kanë ikur shumë lojtarë cilësorë. Gjithsesi është fillimi akoma. Vllaznia duhet të guxojë ta ngrejë stekën, duke parë gjendjen e Partizanit, Tiranës dhe Kukësit. Nuk është kampionat cilësor”.

TIRANA- “Nuk ishte rastësi humbja me Durrësin dhe Korabin. Nuk është problem trajneri. Problemi është se ka ikur pjesa sulmuese. Kanë ikur Kobina dhe Ngo. Kale dhe Torasa janë të dëmtuar. Jam i çuditur me largimin e Muçës. Kanë humbur shtatlartësinë në mbrojtje. Najdovski dhe Vangjeli janë shtatshkurtër”.

Najdovski është mesfushor para mbrojtjes. Është futbollist i ashpër, i egër, merr shumë kartona. Pse ta heqësh ti Gentjan Muçën? Lojtarë me përvojë dhe eksperiencë. Mos flasim për Kobina, një tjetër lojtar cilësor. Afrikanët duan kohë të ingranohen. Tirana po e prish vetë ekipin. Të ishte Tirana e vjetshme, shkëlqyeshëm do qe. Duhet të kthehen lojtarët që mungojnë”.

VLLAZNIA DHE TIRANA – “Tiranës i duhet t’i kthehen futbollistët sepse ka gjithë ato mungesa. Loja ka qenë e barabartë, mund ta fitonte dhe Tirana dhe Vllaznia. Do të ishte pozitive për të barazuar 2-2 për Deden. Dihej që do ta kishte të vështirë në Shkodër. I thashë Matkos, kanë konkurencë në të gjitha repartet. Nuk kanë yje, janë ekip kompakt dhe agresiv. Vllaznia duhet të rrisë pretendimet”.

KUKËSI – “Është herët, do ta bëjë kthesën. Mori pikën e parë, besoj javën e katërt do të shënojë gol, se s’ka shënuar. Kukësi u kujdes më shumë ndaj Teutës, të mos humbiste ndeshjen. Teuta e kërkoi fitoren. Teuta është forcuar shumë, por ka gabuar me Skënderbeun dhe Kukësin. Nëse Tiranës i mungojnë 50-60 gola, kjo i ndodh dhe Kukësit. Kanë ikur, Abazaj, Shkurtaj, Gavazaj, Ethemi, Rroca.

Jo rastësisht nuk ka shënuar. I kanë ikur lojtarë cilësorë. E di që ka bërë shpenzime. I takon stafit se çfarë kontributi do japin futbollistët. Është shumë e vështirë të zëvendësohet ai ekip i vjetshëm. Të them, po të kishte Kukësi atë ekip vjet, 90% e merrte e merrnin kampionatin. Kur luaja me kundërshtarët vjet, isha pa tifozë, sot janë të barabartë. Kur je pa tifozë është situatë e njëjtë. Pikët ikin, ka ndeshje të vështirë me Laçin, nëse s’fiton, krijohet hendeku dhe është i vështirë për t’u rikuperuar”.

KOMBËTARJA – “Vendi i parë i jep qetësi stafit teknik për të vazhduar punën. Gjatë Ligës së Kombeve, janë provuar shumë lojtarë të rinj, me cilësi dhe vlera që do i shërbejnë ekipit Kombëtar për të ardhmen. Nuk duhet lënë mënjanë as përvoja. Rikthimi i Cikalleshit, Memushajt, i dhanë personalitet tjetër lojës së skuadrës. Duhet gërshetim në kohën e duhur. Këta futbollistë duhet të rriten akoma më shumë për eliminatoret e ardhshme”, u ahpreh Duro.