“Kam dalë i fundit nga godina”/ Liçaj: Një pjesë e imja mbeti nën rrënoja

Gjatë mbrëmjes së sotme, aktori Neritan Liçaj, në emisionin ‘Zonë e Lirë’ u shpreh se një pjesë e tij mbeti nën rrënoja, ditën e shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar.

Liçaj tha se ishte krenar që luftoi deri në fund për Teatrin dhe tregoi se në momentin kur policia ndërhyri për të nxjerr artistë e aktivistë nga godina e TK, ai ishte i fundit bashkë me një aktore tjetër.

“Janë shumë të ndërthurura të gjitha bashkë, një pjesë e imja ka mbetur nën rrënoja. Pjesa tjetër jam krenar që luftuam deri në fund. Ishte shumë brutale e gjitha, jo si aksion e policisë. Kjo është diktat. I qetë nuk do jem kurrë, gjithë ditën do më shoqërojë. I fundit që ka dalë nga Teatri isha unë dhe një aktore tjetër. Ai Teatër u mbyll me një aktor që doli prej tij.” – u shpreh Liçaj.