Kaloi Vettingun/ KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren e Apelit të Tiranës, Valdete Hoxha

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyër Valdete Hoxhën gjyqtaren e Gjykatës së Apelit të Tiranës. Ajo ka rezultuar e pastër sipas KPK në të tre shtylla e integritetit moral, profesional dhe pasuror.

Ajo është pjesë e sistemit të drejtësisë që prej vitit 1992, kur ka qenë pjesë e Gjykatës së Apelit në Shkodër, më pas në Gjykatën Ushtarake të Apelit në Tiranë, dhe pas shkrirjes së kësja të fundit tek Apeli i Tiranës.

Ndaj saj ka pasur 33 denoncime gjatë gjithë kohës kur ajo ka kryer profesionin si gjyqtare por këto nuk kanë mjaftuar nga KPK që ajo të rezultojë jo e pastër për të vijuar detyrën.