Kalaja e Ali pashë Tepelenës në Porto Palermo është një nga xhevahirët e turizmit në Shqipëri

Kalaja e Ali pashë Tepelenës në Porto Palermo është një nga xhevahirët e turizmit në Shqipëri. Ajo ndërthur më së miri historinë, rrëfenjat, detin e kaltër dhe peisazhin piktoresk!

Kalaja ka formë trekëndore dhe ofron një pamje të mrekullueshme në të gjitha skajet e gjirit të Porto Palermos. Ajo ka shërbyer si një pikë strategjike nga ku kontrollonte anijet që lundronin në bregdetin e Jonit.

Mendohet se kalaja është ndërtuar në një kohë më të hershme, për t’u restauruar më pas nga Ali pashë Tepelena në fillim të shekullit XIX. Arkitektura e jashtme dhe e brendshme e kalasë dëshmojnë qartazi rëndësinë që i jepte Ali pasha bregdetit të Jonit.

Kalaja e Ali pashës pret çdo ditë vizitorë të shumtë nga vendi dhe bota. Vendi ynë ka një trashëgimi dhe histori të pasur!