Kafeina redukton përthithjen e vitaminës D

Kohët e fundit është folur gjithnjë e më shumë për vitaminën D dhe përfitimet e saj në organizmin tonë, por ka një përditësim. Nëse mbështeteni te një konsum i konsiderueshëm i kafesë, reduktoni aftësinë e trupit për ta përthithur dhe përdorur vitaminën.

Sipas një studimi të bërë nga një staf mjekësor në Kinë e Brazil, sa më shumë kafeinë të pinin 13.000 njerëzit e moshave 30-47 vjeç që morën pjesë, aq më shumë shtohej mungesa e vitaminës D në organizmin  e tyre.

Studimi ka për synim të thellohet edhe më tej në grupmosha, megjithatë ky është sugjerimi i deritanishëm. Gjithsesi, ai nuk sugjeron që kafeja të hiqet tërësisht nga rutina e përditshme.

Sasia maksimale që mund të konsumojë një njeri në ditë është 4 filxhanë ose 1000 miligramë kafe në ditë. Kjo masë është e mjaftueshme për të përmirësuar kujtesën dhe funksionin mendor, shpejtësinë e reagimeve dhe reduktimin e dobësisë.

Në rast të tejkalimit të sasisë, shkaktohen dhimbje kronike të kokës, pagjumësi, rritim, urinim i shpeshtë, rrahje të shpejta zemre dhe dridhje e muskujve. Kafetë më të mira për t’u konsumuar janë kafeja e zezë, kafeja me qumësht, qofshin këta edhe bimorë (soje, bajameje etj) dhe sa më pak sheqer të shtuar.