Lëkundjet e tërmetit kanë shkaktuar avari në disa linja dhe objekte të OSHEE-së. Duke iu referuar një raporti të orës 08:30, OSHEE bën me dije se në terren janë brigadat e sektorit “tension i lartë”, nga ku raportohet, rikthimi në punë të N/St Lezhë (pjesa 10kV), N/St Fier (pjesa 35kV) dhe N/St Laç.
Ndërsa vazhdojnë të mbeten jashtë funksionit, linjat 35kV Shijak-Vorë, Shkozet-Kavajë dhe pjesërisht N/Stacionet dhe Fushë Krujë.
Pa energji elektrike janë gjithashtu edhe zona e Durrës-it, si dhe pjesërisht Manza, Vora, Golemi dhe Fushë Kruja”, shkruan OSHEE.
“Kabina të dëmtuara në #Durrës dhe #Laç OSHEE po monitoron me kujdes situatën, duke operuar në kushtet e gatishmërisë dhe skemat tekniko – organizative”, behet me dije teksa jane publikuar keto foto”./ apel.media