“Ka ndërmjetësuar për shpëtimin e Berishës”, Baton Haxhiut “i shpëton goja” dhe zbulon emrin

Një deklaratë e Baton Haxhiut bërë në studion e emisionit Opinion në Tv Klan, ka ndezur debatin për përplasjen brenda PD-së mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës. Duke debatuar për këtë çështje, Haxhiu ...
“Ka ndërmjetësuar për shpëtimin e Berishës”, Baton Haxhiut “i shpëton goja” dhe zbulon emrin
Foto: “Ka ndërmjetësuar për shpëtimin e Berishës”, Baton Haxhiut “i shpëton goja” dhe zbulon emrin

Një deklaratë e Baton Haxhiut bërë në studion e emisionit Opinion në Tv Klan, ka ndezur debatin për përplasjen brenda PD-së mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës.

Duke debatuar për këtë çështje, Haxhiu u shpreh se deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka ndërmjetësuar për shpëtimin e Sali Berishës.

Por mesa duket, ky informacion, analistit Baton Haxhiu “i ka shpëtuar” pasi të gjithë panelistët nuk ishin në dijeni të këtyre prapaskenave.

Baton Haxhiu: E para, është person non grata njeriu të cilin e ka dënuar SHBA. Dënimin e tij që e kanë bërë SHBA, t’ja lënë dënimin ose vrasjen Lul Bashës. Po si është e mundur? Ky njeri që është këtu, ka bërë çmos gjithë kohën me qenë ndërmjetësues i situatës për ta shpëtuar Sali Berishën.

Oerd Bylykbashi: Kush ka qenë ndërmjetësuesi?

Baton Haxhiu: Ti!

Blendi Fevziu: Po kjo është shumë e rëndë. Ka ndërmjetësuar Lul Basha me amerikanët?

Baton Haxhiu: S’ka lidhje kush.

Blendi Fevziu: Se kjo u bë e rëndë tani.

Baton Haxhiu: Po e ka shkruar Lapsi mo.

Armand Shkullaku: Jo. Lapsi ka thënë ka ardhur një mesazh një drejtuesi të Partisë Demokratike. Nuk kemi përmendur emra.

Blendi Fevziu: Baton ti duhet të dish ndonjë gjë. Baton ti ia ke dhënë Lapsit këtë?

Baton Haxhiu: Jo nuk ia kam dhënë unë.

Armand Shkullaku: Ky Batoni ka gjithmonë informacione që ne s’i kemi.