Njëri prej zjarrfikësve italianë të përfshirë në operacionin e kërkim-shpëtimit në Durrës, thënë se po punohet ende me objektivin për të shpëtuar njerëz në banesën e familjes Lala. Pavarësisht faktit se kanë kaluar më shumë se 24 orë nga tërmeti i rëndë që goditi vendin dhe sa më shumë kohë kalon aq më shumë ulen shpresat për gjetjen e të mbijetuarve.
“Jemi 160 zjarrfikës italianë, të specializuar në kërkimin poshtë rrënojave. Do të vijnë edhe të tjerë. Ka ende kohë,në Akuila kemi shpëtuar njerëz që kishin 72 orë nën rrënoja. Gjithmonë punojmë me objektivin për të shpëtuar njerëz”,deklaroi zjarrfikësi italian.
Ai thotë se operacioni është i vështirë pasi “shtëpia është shembur e gjitha dhe të katër katet kanë përfunduar sipër njëri-tjetrit”.
Ndërsa shton se duhet pasur shumë kujdes kur gërmon nga njëri kat në tjetrin për të mos dëmtuar njerëzit që janë të bllokuar poshtë./apel.media