“Ka dënuar 12 vjet burg Shullazin”/ Klodiana Lala zbulon rreth kandidatëve për kryeprokuror

Plotësimi i vakancave për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese ka ngjallur mjaft polemika në media, për pastërtinë e figurës të secilit prej kandidatëve.

Gazetarja e kronikës së zezë, Klodiana Lala ka shprehuhr vlerësimin e saj për dy prokurorët Fatjona Mençaj dhe Olsian Çelës.

Sipas saj, Mençaj nuk ka lidershipin e duhur, ndërsa Çela ka ardhur me një program të qartë duke nxjerrë në pah problematikat që ka prokuroria sot.

“Unë njoh edhe zonjën Fatjona Mençaj edhe zotin Olsian Çela. Zonja Meçaj ka punuar pranë presidencës në kohën që Bujar Nishani ishte president. Ajo foli sot si një zonjë se do të jetë në krah të qytetarëve. Zonja Mençaj nuk kishte platformë, nuk ka garanci. Mençaj u shmang nga debati shpesh herë. Por sa i takon anës akademike është njohëse e mirë e ligjit, por mendoj se nuk ka lidershipin e duhur. E shohin edhe si person politik. Ajo po ashtu nuk ka staturën për të bërë ballë ndaj politikës. Unë mbështes çdo profesionist.

Ndërsa Olsian Çela është drejtuesi i Prokurorisë së Rëndë. Në kohën e Olsian Çelës, është dënuar 12 vjet burg Shullazi, është dënuar grupi i Fierit që bënte trafik kokaine, që kishte të përfshirë njerëz të fuqishëm, biznesmenë e persona të krimit. Olsian Çela shpalosi një platformë. Ai tha se do të garantoj pavarësi të prokurorëve. Olsian Çela diagnostikoi të gjitha sëmundjet nga të cilat vuan Prokuroria sot. Çela deklaroi sot se kemi dënuar persona për një cigare, persona të dobët e kemi krijuar kaos social”,- ka deklaruar Klodiana Lala./apel.media