Juventus i pakënaqur me drejtorin sportiv, Igli Tare objektiv i bardhezinjve

Puna e mirë në drejtimin e Lazios e ka vendosur Igli Taren edhe njëherë në qendër të vëmendjes në Seria A. “Calciomercato.com” raporton se për drejtorin sportiv është interesuar së fundmi edhe Juventus, që nuk po kalon aspak një moment të mirë në këtë drejtim.

Lotito mban këtë post te Lazio që prej vitit 2009, ndërsa kontrata aktuale është deri në 2023. Gjatë kësaj periudhe për ish-futbollistin ka patur sirena edhe dy klubet e Milanos si Inter dhe Milan, por në fund presidenti i Lazios Lotito ka vendosur veton për të qëndruar.

Vlonjati ka qenë në gjendje të bëjë disa goditje me kosto të ulët dhe të gjenerojë përfitime të konsiderueshme kapitale për Lacion, duke rezultuar një nga drejtorët më të suksesshëm të viteve të fundit në Itali.