
Në ambientin juventin po përgatiten për t’i dhënë lamtumirën një tjetër futbollisti pas Mario Mandzukiç, dhe ai është mbrojtësi Daniele Rugani. 25-vjeçari duket se nuk është më në planet e trajnerit Sarri.
Sipas Telegraph, Rugani duket se është një objektiv i “dhelprave” të Leicester për këtë merkato dimërore. Ata po përgatiten të ofrojnë një ofertë prej 20 mln € për të arritur shërbimet e lojtarit.
Me rikthimin e Chiellini-t, Sarri duhet të zgjedhë se cilin duhet të eleminojë nga 2 mbrojtësit, pasi i bie të jetë jashtë edhe nga Champions League, dhe mesa duket, Rugani është shumë pranë largimit. /apel.media