Juventus apo Manchester United? Ja çfarë po ndodh me talentin Haaland

SALZBURG, AUSTRIA - DECEMBER 10: Erling Braut Haaland of RB Salzburg inspects the pitch ahead of the UEFA Champions League group E match between RB Salzburg and Liverpool FC at Red Bull Arena on December 10, 2019 in Salzburg, Austria. (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Sipas Tuttosport dhe Corriere dello Sport, në faqet e para ato shkruajnë se Juventus është gati për të bërë goditjen e madhe në merkaton e dimrit. Thuhet se drejtuesit e “Zonjës së vjetër” kanë arritur të lënë pas konkurencën e skuadrave të tjera të mëdha si Manchester United, Leipzig dhe Borussia Dortmund për të marrë shërbimet e talentit 19-vjeçar të Salzburg, Erling Haaland.

I riu i cili po mahnit botën ka shënuar 28 gola në 22 takime të luajtura në të gjitha kompeticionet. Kjo mund të konsiderohet si dhurata e parë për Maurizio Sarri për këto festa fundviti, dhe një nga personat që duhet të falënderojë Sarri, është Mino Raiola për ndërmjetësimin e tij.

Raiola ka udhëtuar së bahsku me Haaland drejt Gjermanisë për të pare dhe studiuar ofertat e bëra nga Dortmund dhe Leipzig, por në fund 19 vjeçari ka zgjedhur kampionët e Serie A duke pare nivelin që kjo skuadër ka në Itali por edhe në Europë. Shuma që pritet të paguajë Juventus për të marrë talentin e Salzburg-ut shkon rreth 30 mln € plus bonuset, shumë e vendosur si klauzolë largimi nga vetë klubi aktual i lojtarit.

Pritet të shohim një repart sulmues nga ato që ëndërrojmë: Ronaldo, Dybala, Higuain dhe Haaland. /apel.media