Julian Hoxha: Elbasani, largoi Bashën “de facto!”

Nga Julian Hoxha – gazetar

Ne karrieren e tij politike, Lulzim Basha pati suksesin me te madh si drejtues politik ne Elbasan! Elbasani i dha 7 deputete PD-s ne 2009!

Sot, foltorja e Berishes ne Elbasan ishte goditja perfundimtare e Lulzim Bashes, i cili nese do kishte nje pike burrerie do te duhet te dorezonte zyrtarisht detyren!

Demokratet e Elbasanit jane ndoshta nga me te zhgenjyerit me Lulzim Bashen! Ky i fundit nuk arriti kurre te kuptonte se ne Elbasan, qyteti eshte i djathte dhe rrezaton qytetari, per shkak te nje trashegimie te hershme demokratike! Basha prishi ekuilibra te rendesishem ne Elbasan, duke synuar te nxjerre nga skena politike Luciano Bocin.

Por Luli floke bojatisuri, harroi te kujtonte se Luciano Boci dhe gjithe elbasanasit qytetar, jane baza e PD ne kete qytet! Jane njerezit qe frymezojne dhe gezojne mbeshtetje absolute, jane njerezit qe unifikojne dhe shtojne votat e demokrateve!

Ndaj sot foltorja ishte jo thjesht nje tur per rikthimin e opozites si alternative qeverisese dhe standard demokracie, por ishte fillimi i fundit i nje periudhe te erret 8-vjecare qe rrenon demokracine ne Shqiperi! Per kete arsye, Basha duhet te jape doreheqjen, jo per t’i hapur rruge ndryshimeve ne PD (se ato tashme jane ne rruge pa kthim), por ti krijuar mundesi rehabilitimi vetes ne te ardhmen!

Kush e njeh ate qytet, dhe kush e ndoqi sot foltoren, e kupton se salla ishte e mbushur me qytetari, me demokrate e te djathte te palekundur. Me njerez qe kane parime, vlera, kane besim ne Zot, kane respekt per pronen, per familjen! Jane njerez qe kane respekt per dinjitetin dhe duan kombin! Ndaj sot elbasanllinjte rrezuan De facto Bashen!