Ju vidhte kartat e identitetit pacientëve në spital për kredi, arrestohet infermierja dhe bashkëpuntorja e saj

Një infermiere dhe një shitëse kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës.

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë ka zhvilluar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Elektro”, në kuadër të të cilit u bë ndalimi i shtetaseve Elisabeta Bardhollari, 39 vjeçe dhe Orjada Hoxha, 32 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë.

Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi A. H.

Nga hetimet e policisë ka rezultuar se shtetasja Bardhollari, e punësuar si infermiere në spital, vidhte kartat e identitetit të pacientëve që shkonin për mjekim dhe më pas ia jepte shtetases Orjada Hoxha, e cila punonte si shitëse në një subjekt privat që tregtonte pajisje elektroshtëpiake.