Kanabis i ndarë në doza gati për t’u shpërndarë, arrestohet 21-vjeçar në Vlorë

Një 21 vjeçar është vënë në prangat e policisë në Vlorë pasi i janë gjetur 61 doza lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

I arrestuari është 21 vjeçari me inicialet A. S.,

“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë shtetasi A. S., 21 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën ku ky shtetas qëndronte me qira, në Ksamil, iu gjetën dhe iu sekuestruan 61 doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa”, njofton policia.