Jofiel Koco/ Kina dhe Turqia (Federalizim për Demokratizim)

Jofiel Koco shkruan*

Kina dhe Turqia jane dy vende qe po zhvillohen ekonomikisht por jo – sociologjikisht.

Pra, ndonese keto dy vende po rrisin Ekonomine dhe Mireqenien e tyre, te Drejtat e Njeriut, Liria e Shtypit dhe e Mendimit – Qytetar persekutohen.
Dikush mund te thote se ato jane DIKTATURA. Zakonisht Diktaturat “klasike” nuk krijojne Begati sepse ato jane vende te Izoluara dhe pesojne heret apo vone Kolapse Ekonomike. Por Kina & Turqia nuk Jane formate te Diktaturave-klasike, qe bazohen ne Varferimin Masiv dhe Izolimin per arsye te Kontrollit mbi Popullaten.Keto vende kane zgjedhur hapjen-ekonomike por jo ate Politike.


Keto Formate -Diktaturash favorizohen nga disnivelet e theksuara te zhvillimit Ekonomik & Kultural ndermjet 2 POZICIONEVE GJEOGRAFIKE.
KINA ka nje disnivel te theksuar ndermjet Kines Lindore dhe Kines Perendimore.
KINA Lindore eshte teper e zhvilluar, e begate, me fluks te madh parash & kulturash, kurse Kina Perendimore eshte e prapambetur e izoluar dhe e varfer. Keshtu QEVERITE QENDRORE me “profil” diktatorial “ushqehen” me konfliktin – Klasor mbi baza gjeografike. Mbi bazen e ketij konflikti Qeverite Qendrore “garbisin” nepermjet Taksave te Larta Pjesen e begate Lindore per t’ia shperndare pjeses Perendimore. Gjithashtu Pjesa Perendimore eshte “kontigjent” militar, policor, prapagandistik Rekrutimit- Shteteror per te mbajtur “zap” pjesen Lindore.


E njejta skeme ndodh dhe me Turqine. Pjesa Lindore-Aziatike eshte teper e varfer kundrejt pjeses Perendimore Evropiane Turke.
Duke qene se keto realisht jane Kombe-Kantone qe mbahen me force te lidhura nepermjet Diktaturave, nuk jane Kombe te mirefillta.
Keshtu qe, qofte Kina, qofte Turqia duhen me pare te FEDERALIZOHEN, qe te mund te DEMOKRATIZOHEN, sepse ky disnivel i thelle zhvillimi Ekonomik-Kultural “pjell” vetem Qeveri-Qendrore dhe DIKTATURA.