Joe Biden, President i 46-të i SHBA, reagon Basha: Së bashku për të forcuar më tej aleancën SHBA-Shqipëri

Personalitete të politikës shqiptare kanë kanë uruar Joe Biden pas betimit të tij si Presidenti i 46-të i SHBA.

Në vazhdë të këtyre urimeve, kreu i Partisë Demokratike shqiptare, Lulzim Basha është shprehur se tashmë Amerika ka provuar që demokracia është e fortë dhe se ndryshimi është i mundshëm.

“Urime Presidentit Joe Biden dhe zëvendës Presidentes Kamala Harris. Unë pres që të punoj me ju për të forcuar më tej aleancën SHBA-Shqipëri. Ju keni provuar që demokracia është e fortë dhe se ndryshimi është i mundur. Urime më të ngrohta nga të gjithë qytetarët e Shqipërisë”, shkruan Basha.