Jep dorëheqjen administratori i Orikut/ Gëzim Çapo heq dorë nga kjo detyrë, për t’i hapur rrugë privatizimit

“Panorama Sport” zbulon letrën që i është dorëzuar kryebashkiakut Dritan leli, kur mes të tjerash shkruhet: “Jap dorëheqjen e parevokueshme për t’i hapur rrugën privatizimit të klubit. Pas disa ditësh...
Jep dorëheqjen administratori i Orikut/ Gëzim Çapo heq dorë nga kjo detyrë, për t’i hapur rrugë privatizimit
Foto: Jep dorëheqjen administratori i Orikut/ Gëzim Çapo heq dorë nga kjo detyrë, për t’i hapur rrugë privatizimit

“Panorama Sport” zbulon letrën që i është dorëzuar kryebashkiakut Dritan leli, kur mes të tjerash shkruhet:

“Jap dorëheqjen e parevokueshme për t’i hapur rrugën privatizimit të klubit. Pas disa ditësh nis kampionati, kështu që zotërinjtë që e kërkojnë, kanë kohë për të bërë rregullimet e nevojshme.

Jam krenar për gjithë punën time gjatë këtyre viteve dhe për kontributin e dhënë në mbarëvajtjen e klubit”.

Gazeta mëson se biznesmeni Muharrem Jazaj do të jetë administratori i ri. Ai deri më tani ka mbajtur detyrën e kryetarit të bordit të klubit orikas.