“Jam shumë mirënjohëse edhe e lumtur që t’kam”/ Tayna poston foton: Gëzuar ditëlindjen babi

Tayna, reperja më e ndjekur e momentit, është dhe një ndër emrat më të ndjekur në rrjete sociale.

Ajo ndan shpesh me fansat e saj momente nga përditshmëria, duke u përpjekur t’i përfshijë ata sa më shumë në jetën e saj.

Në çdo gëzim familjar, Tayna e ka të pamundur të mos publikojë një foto me personat e saj të dashur, të ëmën dhe të atin.

Siç e dimë, reperja është vajzë e vetme dhe sigurisht është tepër e lidhur me ta.

Ajo është “e llastuara” e babit, i cili ka festuar sot ditëlindjen.

Tayna nuk ka harruar t’i bëjë një urim special në Instagram me fjalët më të ëmbla, krahas një fotoje me prindërit e saj.

“Gëzuar ditëlindjen babi! Jam shumë mirënjohëse edhe e lumtur që t’kam! Të duam!”- shkruan reperja.