Jam pjesë e këtij populli, nuk jam i katapultuar/ Alimehmeti: Votuesit s’kanë pasur asnjëherë mundësi zgjedhjeje

Mjeku Ilir Alimehmeti, i cili është pjesë e primareve të PD për Bashkinë e Tiranës, ka folur për synimin e tij për garën e 14 majit 2023. I ftuar në ‘Spotlight’, Alimehmeti tha se ai vetë nuk është i katapultuar në politikë, por vjen në këtë garë si një qytetar i thjeshtë.

Ai shton se të ardhmen e tij dhe të familjarëve ka për qëllim ta ndërtojë në kryeqytet, ndaj dëshiron që tu japë qytetarëve një mundësi zgjedhjee, që sipas tij, ata nuk e kanë pasur kurrë.

“Unë jam pjesë e këtij populli, nuk jam i katapultuar. Votuesi nuk ka pasur asnjë herë zgjedhje, nuk ka pasur oferta. Unë kam vendosur të ndërtoj jetën time dhe familjes në Tiranë. Kemi një proces primaresh që do përfundojnë në 4 dhjetor 2022. Ky proces vjen pas një mbështetje të madhe njerëzish që duan ndryshim. Në të gjitha sferat brenda PD, jashtë PD madje edhe në krahun e PS marrim mesazhe që nuk duan njerëz politik për bashkinë,”- tha Alimehmeti.