Dizajneri egjiptjan Hany El-Behairy ka prezantuar sfilatën e tij në Kairo, ku ka tërhequr vëmendjen me krijimet e veta. Ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte çmimi marramendës i fustanit të nuses me të cilin e mbylli eventin e tij. Fustani me të cilin sfiloi aktorja vendase Mai Omar, kushtonte jo pak, por plot 15 milionë dollarë.
Veshja është qepur me qindra diamantë e gurë të vegjël të cmuar. Fustani përpara vjen i shkurtër mbi gju, dhe prapa i gjatë e i derdhur në një bisht të cilin duheshin ndihmëse për ta mbajtur. /apel.media