Ja qytet që ofrojnë pagat më të larta në Shqipëri

Qarqet e Tinanës, Fierit dhe Kukësit ofrojnë pagën më të lartë mësatare për një të punësuar në raport me qarqet e tjera të vendit. Sipas të dhënave të INSTAT paga mesatare mujore në Shqipëri në vitin 2018 ka qenë 50 mijë lekë, ndërkohë që qarku i Tiranës ka pagën mesatare më të lartë prej 57 mijë lekësh. Qarqet e Lezhës dhe Shkodër kanë pagesën më të ulët, afërsisht 39 mijë lekë. Harta e pagave sipas rajoneve tregon se qytetet që kanë të zhvilluar indrustrinë fason dhe shërbimet, kanë një nivel më të ulët të pagës mesatare për të punësuar. Qytetet që shfrytëzojnë burimet natyrore siç është Kukësi, e cila e ka të bazuar punësimin kryesisht në administratë dhe miniera, ka një nivel page më të lartë.

Krahasuar me mesataren mujore në nivel kombëtar, qarku i Tiranës ka pagën mesatare mujore më të lartë, ndërsa qarku i Shkodrës ka pagën më të ulët.

Po ta krahasojmë me vitin 2017, paga mesatare mujore gjatë vitit 2018, shfaq një tendencë rritje me 3,3%.

Të dhënat tregojnë se qarqet që kanë të zhvilluar turizmin kanë ofruar paga më të larta vitin e kaluar./apel.media