Ja kush është shqiptaro-amerikani që u bë pjesë e misionit të Apollo 11 në Hënë

A e dini se një shqiptaro-amerikan ka qenë pjesë e misionit të Apollo 11 në Hënë?

Ai është Wilson Kokalari, i cili u lind në Gjirokastër dhe emigroi në Shtetet e Bashkuara në moshën 1 vjeçare.  Si inxhinier, Wilson Kokalari luajti një rol të rëndësishëm në misionin Apollo 11.

Ai ndihmoi në koordinimin e zbritjes së Apollo 11, por gjithashtu shkroi edhe udhëzuesin që ndihmoi astronautët e Apollo 11 të zbrisnin anijen e tyre kozmike para 50 vjetësh kur gara për hapësirën u sos me misionin në Hënë.

Më 1969 në ekip ishte edhe Neil Armstrong që u bë i pari njeri që shkeli në Hënë. Këtij hapi i kishte paraprirë një garë marramendëse teknologjike mes Bashkimit Sovjetik dhe SHBA-së.

Fotoja tregon qendrën e komandës të NASA-s në momentin e nisjes.

photo: NASA – National Aeronautics and Space Administration