Ja kush është 20 vjeçari që udhëtonte i armatosur, djali i kreut të PD Bulqizë

20-vjeçari që u arrestua sot nga policia, pasi u kap me armë kallashnikov, një armë gjahu shotgun dhe një sasi fishekësh, është djali i kryetarit të Partisë Demokratike dega Bulqizë, Dëfrim Fiku. Denion Fiku u arrestuar teksa po udhëtonte me armë në makinë, ndërsa në pranga ranë edhe dy shokët e tij, Saimir Hallaçin, 24 vjeç dhe Andi Çunin 25 vjeç, për moskallëzim krimi. Babai i tij, Dëfrim Fiku u rizgjodh për të drejtuar degën e PD-së në Bulqizë në vitin 2018. Më parë, Dëfrim Fiku ka drejtuar Komunën Zerqan.

Ndërkaq, i arrestuari ka marrë pjesë edhe në çadrën e Partisë Demokratike në pranverën e vitit 2017, para Kryeministrisë, si formë proteste për largimin e kryeministrit Edi Rama, ndërsa shfaqet edhe në foto me kreun e PD, Lulzim Basha. Deri më tani nuk kemi asnjë reagim nga Partia Demokratike apo dega e saj në Bulqizë për këtë ngjaje.