Ja kur do të kthehen tifozët në stadiumet e Serisë A

Një hap i vogël drejt normalitetit: nga 1 maji i ardhshëm, në Serinë A do të kthehet publiku në stadiumet që janë në zonën e verdhë.

Sipas Ansa-s, do të lejohet hyrja e publikut në impiantet e hapura deri në një maksimum prej 1.000 spektatorësh dhe ato të mbyllura deri në 500 për të gjitha aktivitetet sportive që kanë interes kombëtar.

Masa do të hyjë në fuqi në javën e 34 të kampionatit italian, që do të hapet nga ndeshja mes Verona-s dhe Spezia-s në Bentegodi.

Inter do të luajë në Crotone, Milan-i do të sfidojë Benevento-s.

Të dielën do të vazhdohet me Lazio-Genoa, Napoli-Cagliari, Sassuolo-Atalanta, Bologna-Fiorentina, Udinese-Juve, Sampdoria-Roma dhe Torino-Parma.