Ja ku i kaluan pushimet e Krishtlindjeve Princ Harry dhe Meghan, shikoni pamjet

Ishulli i Vankuverit njihet për shtëpitë luksoze, dhe kjo pronë që kushton rreth 15 milionë dollarë zotërohet nga një biznesmen anonim.

Në këtë shtëpi tepër sekrete e të ruajtur nga shumë roja, Princ Harry, gruaja e tij Meghan dhe djali i tyre, Archie, pritën Krishtlindjet larg familjes së tyre mbretërore, në Londër.

Prona kanadeze ka dy plazhe private dhe pamje fantastike nga deti. Me ardhjen e princit, banorët vunë re qarkullimin e rojave britanike rreth e rrotull zonës./apel.media