Revista prestigjoze Vogue, ka perzgjedhur personazhin e mirënjohur Victoria Beckham , si kopertinën e saj për muajin dhjetor 2019. Dhe jo pa shkak. Victoria Becham vijon të jetë ndër personazhet showbiz që “shet më shumë”. Zgjedhje e duhur nga Vogue për të rritur llogarinë bankare.
Victoria ish ylli i Spice Girls, ka ditur ta ruajë shkelqimin e saj edhe pas shumë vitesh duke tërhequr vëmendjen e shtypit ndërkombëtar me sukseset e saj të një pas njëshme.
Ajo vijon të jetë e suksesshme në top listën e vëmendjes së showbizit botëror, së fundi edhe për sipërmarrjen e saj të dyqaneve të linjës së veshjeve Victoria Beckham që po i rezulton e suksesshme. sikurse edhe pë pijen më të fundit V.B. Por qershia mbi tortë është edhe Linja e kosmetikës të cilën së fundmi e prezantoi në New Yourk.
Stilistja e famshme duket mjaft e bukur dhe plot stil me veshjen e saj, duke bërë kështu që të tërheqë vëmendjen e mijëra ndjekësve. në llogarinë e saj në instagram Victoria vijon të jetë ndër më të ndjekurat për shkak se nuk nguron të ndajë momente pikante edhe nga aktivitet familjare me bashkëshortin David Bakcham dhe 4 fëmijët e saj. Kohët e fundit ajo është pikasur në pushime familjare, me ikonën e muzikës botërore Elton Xhon dhe partnerin e tij./apel.media