Ja cili shtet e mposhti krejt covid-19

Pacienti i fundit, i cili ishte i shtruar në repartin infektiv të San Marinos, e mediat bëjnë me dije se ai nuk paraqiti simtoma për  48 orë. Mjekët besojnë se ai është shëruar plotësisht. Sipas informacioneve, kufizimet në këtë vend do të hiqen ditët në vazhdim.

Duhet theksuar se në këtë shtet zyrtarisht më nuk ka asnjë rast aktiv të infeksionit dhe se Qeveria ka njoftuar zyrtarisht se kufizimet e koronës do të hiqen.

Që nga fillimi i pandemisë, ky shtet shënoi rreth 700 raste infektimi dhe 42 raste vdekjeje.