Ja cili është vendi ku mund të divorcoheni online

Nuk duhet ta mohojmë se edhe divorci dhe procedurat e tij janë hall më vete. Në asnjë mënyrë divorci nuk është turp dhe nëse ju nuk jeni i lumtur në jetën tuaj në çift, divorci është zgjidhja më e mirë .

Deri më sot, të gjitha procedurat e divorcit kanë rezultuar një makth I vërtetë, por a e keni menduar ndonjëherë se mund të divorcoheni nga interneti? Kjo është bërë e mundur në Mbretërinë e Bashkuar. Ministria e Drejtësisë në Mbretërinë e Bashkuar dha plot 1 miliard paund fonde për të zhvilluar dhe modernizuar departamentin e divorceve ku njerëzit dërgojnë aplikimet e tyre pa pasur nevojë të shkojnë në gjykatë.

Pra, pagesat, provat, dokumentet, të gjitha ngarkohen online nga shtëpia. Aplikimi për divorc bëhet online dhe shanset që aplikimi të kthehet mbrapsht prej gabimeve teknike janë shumë të ulëta. Çiftet e ndarë janë shumë të kënaqur me shërbimin për disa arsye.

Si fillim, divorci është një përvojë emocionale dhe nëse disa procedura mund t’i bësh nga shtëpia, aq më mirë. Së dyti, gjithçka është e dokumentuar përjetësisht, procedura i përshtatet jetës moderne dhe përdoret më pak letër. Mesa duket, çiftet nga Anglia dhe Uellsi do të vazhdojnë të divorcohen në mënyrën më komode të mundshme.

Kur nuk hasni probleme apo vonesa divorci zgjat rreth 12 javë që nga momenti i aplikimit. Nëse jetoni jashtë vendit, ju mund të aplikoni për divorc dhe të paguani tarifat përmes faqes së internetit të Gov.uk, por nëse ende dëshironi ndihmën ose ekspertizën e dikujt tjetër, ekzistojnë kompani të specializuara për divorc./apel.media