Ja cilët janë vendet më mikpritëse për refugjatët

Sipas studimeve më të fundit njerëzit në botë po bëhen më shumë pranues për emigrantët që largohen nga dhuna dhe lufta. Duke përfshirë këtu refugjatët që largohen nga lufta civile në Siri dhe vendet e tjera në konflikte. Janë rreth 258 milion njerëz që jetojnë jashtë vendit të tyre që nga viti 2017.

Sipas anketës së zhvilluar në kuadër të studimit, vendet europiane janë më shumë suportues ndaj refugjatëve të luftës se sa emigrantëve ekonomikë.

Ata justifikohen duke thënë se refugjatët janë njerëz që po i largohen dhunës dhe luftës, ndërsa emigrantët janë njerëz që thjesht po lëvizin drejt vendit të tyre. Vendet që po i mbështesin më së shumti refugjatët e luftës janë Greqia, Gjermania, Suedia, Italia, Meksika, Norvegjia, Franca etj.

Greqia renditet si vendi i parë me 69% më shumë mbështetje për njerëzit që vijnë për shkak të luftës në vendin e tyre.

Sjelljet ndaj refugjatëve të luftës duket se kanë filluar të ndryshojë globalisht. Pavarësisht diferencave kulturore njerëzit duket se po fillojnë të bëhen më tolerantë dhe të pranojnë më shumë kultura të ndryshme./apel.media