Qeveria e Malit të Zi miratoi sot projekt- Ligjin për përdorimin dhe shfaqjen publike të simboleve kombëtare të hartur nga Ministri për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, Mehmet Zenka.
Mbas aprovimit Ligji është dërguar në procedurën parlamentare pritet të jetë në rënd të ditës në seancën e parë të Kuvendit.
Kryetari i Alternativës Shqiptare dhe i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj e cilësoi këtë si lajm të mire, kjo pas sulmeve dhe gjobitjeve ndaj flamurit shqiptar, rasti i fundit sa i përket këtij fenomeni ka ndodhur në Krajë.
Gjeloshaj u shpreh se pas rastit në Krajë, koalicioni ”Shqiptarët e Vëndosur” kanë mbajtur një takim urgjent ku kanë vendosur mos të prononcohen në media për këtë rast, në vend të kësaj ata i kanë dëerguar një kërkesë urgjente Qeverisë së Malit të Zi, mbi zgjidhjen urgjente të çështjes./ apel.media