Nuk ka më diskriminim për shqiptarët- Ja çfarë vendosi qeveria malazeze

Qeveria e Malit të Zi  miratoi sot projekt- Ligjin për  përdorimin dhe shfaqjen publike të simboleve kombëtare të hartur nga Ministri për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, Mehmet Zenka. Mbas aprov...

Qeveria e Malit të Zi  miratoi sot projekt- Ligjin për  përdorimin dhe shfaqjen publike të simboleve kombëtare të hartur nga Ministri për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, Mehmet Zenka.

Mbas aprovimit  Ligji është  dërguar në procedurën parlamentare  pritet të jetë në rënd të ditës në seancën e parë të Kuvendit.

Kryetari i Alternativës Shqiptare dhe i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj e cilësoi këtë si lajm të mire, kjo  pas sulmeve dhe gjobitjeve ndaj flamurit shqiptar, rasti i fundit sa i përket këtij fenomeni ka ndodhur  në Krajë.

Gjeloshaj u shpreh  se pas rastit në Krajë, koalicioni ”Shqiptarët e Vëndosur” kanë mbajtur  një takim urgjent  ku kanë vendosur mos të prononcohen  në media për këtë rast, në vend të kësaj ata  i kanë dëerguar një  kërkesë urgjente Qeverisë së Malit të Zi, mbi zgjidhjen urgjente të çështjes./ old.apel.media