Ja çfarë ndodh me trupin kur i mungon magnezi?

Shkencëtarët në Universitetin e Minesota, zbulojnë se si lëndët ushqyese ndikojnë në organe të caktuara dhe u lejojnë atyre të kryejnë funksionin e tyre. “Ka shumë më shumë lëndë ushqyese të përfshira...
Ja çfarë ndodh me trupin kur i mungon magnezi?
Foto: Ja çfarë ndodh me trupin kur i mungon magnezi?

Shkencëtarët në Universitetin e Minesota, zbulojnë se si lëndët ushqyese ndikojnë në organe të caktuara dhe u lejojnë atyre të kryejnë funksionin e tyre.

“Ka shumë më shumë lëndë ushqyese të përfshira në këto procese, këto janë disa nga ato kryesore”, thonë shkencëtarët

Sipas tyre, për funksionimin imunitar janë të rëndësishme vitaminat A, E, B6, C, zinku, acidi folik, riboflavin (vitamina B2), magnezi dhe seleni.

Funksioni i sistemit nervor përmirësohet nga natriumi, kaliumi, magnezi, kalciumi, vitamina B6, acidi folik, B12, bakri dhe vitamina C.

Për rigjenerimin e indeve nevojiten vitamina A, E, B6, C, bakri, riboflavin, magnezi. Metabolizmi stimulohet nga kaliumi, tiamina, niacina, vitamina B6, magnezi, riboflavin, acidi folik dhe vitamina C.

Magnezi si mineral, është thelbësor për të gjitha funksionet e mësipërme. Gjendet në grurë, arra dhe fara (sidomos farat e kungullit), sojë, çokollatën e zezë, perimet jeshile, bishtajore, peshk, kos dhe produkte të tjera të qumështit.

Sidoqoftë, sasia e magnezit në ushqim ndikohet nga përmbajtja e tokës në të cilën është rritur. Dhe fakti është që përqindja e magnezit në tokë është ulur ndjeshëm gjatë shekullit të kaluar, kështu që nuk është gjithmonë e lehtë ta sjellësh atë në sasi të mjaftueshme vetëm përmes ushqimit.

Funksionet e magnezit

Ky mineral nevojitet për kocka të shëndetshme, merr pjesë në transmetimin e impulseve nervore, relakson muskujt dhe rrit nivelin e energjisë.

Ai kontribuon në shëndetin e enëve të gjakut, ul presionin e gjakut dhe rrit HDL (kolesteroli i mirë). Luan një rol thelbësor në kontrollin e sheqerit në gjak, rrit funksionin imunitar dhe përshpejton shërimin e plagëve. /old.apel.media