Ja çfarë ka menduar Kim Kardashian pas divorcit nga Kanye West

Pas afro një dekade, Kim Kardashian është sërish beqare! Mediat e huaja raportuan se pikërisht dje, më 19 shkurt, Kim firmosi letrat e divorcit nga Kanye West dhe ndarja e tyre ishte tepër paqësore.

“Nuk pati drama”, tha një burim pranë çiftit për “The Sun”.

Në fakt ndarja e tyre kishte muaj të tërë që diskutohej lart e poshë, por vetëm dje u zyrtarizua gjithçka. Mirëpo tashmë që është sërish beqare, a ka ndërmend Kim Kardashian të gjejë partnerin e saj të katërt?

Një burim pranë yllit të televizionit ka thënë për “E! News” se Kim nuk është ende gati që të gjejë një dashuri të re.

“Kim nuk është gati të krijojë lidhje të re dhe nuk është e fokusuar tek njohjet e reja. Ajo ka pasur një vit të vështirë dhe do të fokusohet tek vetja e saj dhe tek fëmijët. Kim e di që miqtë e saj do të përpiqen t’i gjejnë një njeri të duhur që përshtatet me të, por ajo nuk do të harxhojë fare energji për këtë gjë në këto momente”, kanë thënë burime të brendshme.

Por me çfarë do të merret Kim Kardashian tani që nuk do të ketë të bëj më me asnjë njeri? Burimet kanë thënë se Kim është shumë e fokusuar tek biznesi dhe se dëshiron të kalojë një provim për t’u bërë avokate.

Po me pasurinë prej 2 miliadë dollarësh të çiftit çfarë do të ndodhë?

Thuhet se po realizohet një parapërgatitje sa i takon ndarjes së parave, pronave apo sendeve me vlerë dhe se të dyja palët kanë rënë dakord të ndodhë diçka e tillë dhe madje asnjëri prej tyre nuk po e konteston marrëveshjen. Jo vetëm kaq, por disa burime shprehen se ish-çifti ndodhet në fazat e arritjes së një dakordësie për zgjidhjen e çështjes në fjalë.

Sipas Forbes, Kim vlerësohet të ketë 900 milionë dollarë pasuri, prej bizneseve të saj. Nga ana tjetër, reperi i gëzohet një vlere neto që kap shifrën 1.2 miliardë dollarë. Pak para dasmës së tyre në vitin 2014, dyshja punësoi avokatë për të përgatitur një dokument paraprak në rast divorci. Sipas burimeve që folën asokohe me RadarOnline themeluesja e Skims do të merrte 1 milion dollarë për çdo vit që kishte qëndruar e martuar, në rast ndarjeje.

Po kështu, Kardashian pritet të mbajë edhe shtëpinë e tyre në Bel Air, e cila u vu nën emrin e saj, pavarësisht se Kanye pagoi për pjesën më të madhe të saj. Nisur nga çfarë u deklarua dikur, nëse ndodhte divorci, Kim gjithashtu do të përfitonte të gjitha dhuratat e kushtueshme dhe bizhuteritë që iu dhanë nga Kanye, duke përfshirë një çantë Hermes të pikturuar me dorë $ 40,000, disa rrathë Cartier me vlerë të paktën 35,000 $ secili dhe një Mercedes-Benz G550 SUV me vlerë së paku 227,000 dollarë. Kim do të përvetësojë edhe paratë që fitoi nga linja e veshjeve Kardashian, SKIMS, KKW, pasi ato konsiderohen të ardhurat e saj personale dhe të ndara nga ish-bashkëshorti.