Ja çdo të thotë për qeverinë gjendja e emergjencës për furnizimin me energji

Gazetari ekonomisë, Klodian Tomorri ka shpërfaqur disa nga pikat ku qeveria pritet të mbështet për të menaxhuar krizën energjetikës që mund të kaplojë vendin si rezultat i konjukturës në tregjet ndërkombëtare.

Sipas tij, emergjence do te thote ndryshim drastik të situatës furnizuese. Më së pari të gjitha burimet prodhuese të vendit, përfshirë hidrocentralet private, do të duhet të ndalohen të eksportojnë energji elektrike pa ja ofruar më parë atë shtetit.

Reagimi plote :

Gjendja e emergjences per furnizimin me energji do te thote se:

1-Nga sot, qeveria merr nen kontroll menaxhimin e KESH, OSHEE dhe OST. Sistemi nuk punon me me dy koka si sot, ku KESH shikon interesin e vete, ndersa OSHEE te vetin. Por kompanite funksionojne si Holding i vetem.

2-Nga sot, te gjithe burimet prodhuese te vendit, perfshire hidrocentralet private si Statkraft, Ayen etj ndalohen te eksportojne energji elektrike pa ja ofruar me pare shtetit. Pra shteti merr te drejten e parablerjes se energjise me cmim tregu. Shteti merr persiper penalitetet e mundshme te kontratave, qe keta mund te kene.

3-Nga sot, mund te kete kufizime energjie, nese shteti nuk arrin te siguroje te gjithe sasine e nevojshme te energjise per furnizimin e vendit dhe OSHEE, KESH apo cdo i licencuar nuk paguajne penalitete ndaj klienteve per kufizimet.

4-Nga sot, kufizimet e energjise, nese do te kete, percaktohen nga ministri pergjegjes per energjine, nuk lihen ne dore te kompanive.