J Balvin në Prishtinë për “Sunny Hill Festival”, poston flamurin e Kosovës

Ylli latin me famë ndërkombëtare, J Balvin ka mbërritur në Kosovë.

Këtë e ka bërë të ditur vet artisti përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram.

Për të njoftuar se tashmë gjendjet në vendin tonë ai ka publikuar një fotografi të flamurit të Kosovës, ndërsa sipër vendosi edhe lokacionin.

Ardhja e J Balvin në Prishtinë është në kuadër të “Sunny Hill” dhe ylli nga Kolumbia do të performojë sonte, në natën e dytë të festivalit.

Balvin-emri i vërtetë i të cilit është Jose Alvaro Osorio Balvin njihet për hitet të shumta si : In Da Getto, Mi Gente, Agua, Rojo dhe “Un Dia” që e solli në bashkëpunimin me yllin shqiptar, Dua Lipa.Kujtojmë që mbrëmë (e enjte) në natën e parë të festivalit ishte pikërisht Dua ajo që u ngjit në skenë dhe ndezi publikun me performancën madhështore që dhuroi mesnatën e së enjtes (4 gusht).