Izolohet Juventusi! Lojtari Hamza Rafia rezulton pozitiv me Covid

ITALI – Juventusi nëpërmjet një njoftimi, ka bërë me dijeni se tuniziani i skuadrës U-23, Hamza Rafia, i cili po stërvitet me ekipin e pare të bardhezinjve, ka rezultuar pozitiv me Covid, për këtë arsye edhe lojtarët e tjerë të skuadrës do të izolohen.

“Klubi i Futbollit Juventus njofton se, gjatë kontrolleve të parashikuara nga protokolli në fuqi, Hamza Rafia ka rezultuar pozitiv me Covid-19,” thuhet në deklaratën zyrtare të Juventusit.

“Në përputhje me legjislacionin dhe në marrëveshje me autoritetin shëndetësor lokal, grupi i ekipit ka hyrë në izolim fiduciar që nga sot. Kjo procedurë do t’i lejojë të gjithë subjektet negative të kryejnë trajnime të rregullta dhe aktivitete të ndeshjes, por nuk do të lejojë kontakt me jashtë grupit.”